9.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Hamiti: Është shqetësuese paaftësia e Kurtit për t’i kuptuar mesazhet e aleatëve

- Advertisement -

Muhamet Hamiti, zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar në lidhje me intervistën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhënë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

Hamiti në postimin e tij në Facebook, ka thënë se është shqetësuese paaftësia e Kurtit për t’i kuptuar me kohë mesazhet e aleatëve tanë.

Tutje, ai ka shtuar se aleancat e Kosovës nuk janë çështje kontigjencash politike të momentit, por se janë jetike për të sotmen dhe të ardhmen e Republikës së Kosovës që synon të bëhet pjesë e sistemit ndërkombëtar.

Postimi i plotë:

Është shqetësuese paaftësia e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me i kuptue me kohë mesazhet tona dhe të aleatëve tanë për politikë të urtë, në bashkërendim me aleatët dhe miqtë tanë, në kohën kur ka përpjekje intensive ndërkombëtare për përmbyllje të dialogut për normalizim të marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë, e cila në thelb duhet ta ketë njohjen reciproke.

Në një intervistë për gazetën e njohur gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” (FAZ), që s’është botuar ende, Kryeministri Kurti paska thënë se është pajtuar të bëjë kompromis [me Serbinë] për “krizën e targave” gjatë kësaj jave pasi ishte paralajmëruar nga ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë se situata në veri të Kosovës “do të mund të përkeqësohej rëndë dhe në mënyrë të pakthyeshme”.

Gazetari Michael Martens, korrespodent i FAZ-it, njohës i mirë i zhvillimeve në Kosovë dhe në Ballkan, teksa shpalos në twitter thekse të kësaj interviste, citon Kurtin të ketë thënë se ambasadori amerikan [Jeff Hovenier] “kishte më shumë informata se unë” (se kryeministri i vendit tonë domethanë!) mbi situatën në veri, duke përmendur “shqetësime për sigurinë”, pa hyrë në hollësi të mëtejme.

“Kriza e targave” do të mund të evitohej po ta kuptonte me kohë Albin Kurti peshën e situatës, të koordinohej me aleatët, me SHBA-të dhe evropianët, që kërkonin shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat për t’u përqendruar në dialogun për normalizim të marrëdhënieve, siç e thoshin shprehimisht. Domethënë me fokus në zgjidhjen e çështjes së madhe, që i zgjidh të voglat për vetë natyrën e gjërave.

Prej intervistës së Kurtit te FAZ-i po del se ai e ka kuptuar vonë seriozitetin e situatës dhe mundësinë e “përkeqësimit të saj në mënyrë të pakthyeshme”, sepse s’paska pasur informata sa ambasadori amerikan në Kosovë.

Shpresojmë shumë të ketë mësuar diçka prej kësaj situate Kurti dhe të mos e sjellë më punën të zmbrapset mbasi të ketë bërë dëme për vendin, duke lëkundur besueshmërinë e marrëdhënieve tona me aleatët me gjeste kokëfortësie të paarsyeshme.

Alfa dhe omega e politikës së Kosovës duhet të jetë bashkërendimi i ngushtë me aleatët – për punë të sigurisë po se, sepse KFOR-i (NATO-ja) ka rol kyç – për ta çuar përpara procesin e forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Përmbyllja e dialogut me Serbinë, njohja nga vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën, e shtron rrugën për integrime euro-atlantike.

Aleancat e Kosovës nuk janë çështje kontigjencash politike të momentit. Janë jetike për të sotmen dhe të ardhmen e Republikë

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit