24.9 C
New York
Thursday, September 19, 2024

Buy now

Hamasi thotë se afro 11 mijë persona janë vrarë në Gaza nga 7 tetori

- Advertisement -

Të paktën 10 mijë e 812 persona kanë humbur jetën në Gaza, përfshirë 4412 fëmijë, që kur Izraeli nisi ofensivën më 7 tetor, kanë njoftuar autoritetet shëndetësore në Gaza, raporton BBC.

Shifra e mëhershme e raportuar ishte 10 mijë e 569.

Izraeli konteston këto shifra, mirëpo Organziata Botërore e Shëndetësisë i sheh këto shifra si të besueshme.

BBC ka njoftuar se ka ekzaminuar video, ka marrë dëshmi dhe ka analizuar imazhet satelitore të njerëzve që po iknin nga veriu i Gazas.

Disa kanë thënë se trupa të dekompozuar dhe tanke izraelite janë parë përgjatë rrugës Salah al-Din, që shpallet si “korridor i sigurt” nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit gjatë orëve të caktuara të ditës.

Në një video në Telegram të martën, një grua ka folur për trupa të pajetë përgjatë autostradës.

Ajo ka thënë se po kërkonte të birin e saj dhe se e gjeti trupin e tij në mesin e trupave tjerë që ishin nëpër rrugë.

Në imazhet satelitore, të postuara më 7 nëntor, shihen persona duke ecur përgjatë rrugës dhe një tank izraelit afër aty.

Po ashtu shihen ndërtesa të shkatërruara dhe rrënoja nëpër rrugë.

Izraeli nisi ofensivën në Gaza si kundërpërgjigje ndaj sulmit terrorist të Hamasit më 7 tetor në jug të Izraelit, ku u vranë të paktën 1400 persona e u morën rreth 200 pengje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit