Izraeli ka thënë se Hamasi operon dhe fshihet poshtë spitalit më të madh në Rripin e Gazës, sipas një postimi nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit në rrjetin social X.
Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit, Daniel Hagari thotë se Hamsi “kryen aktivitete ushtarake nga spitalet” në Gaza duke i përdorur këto objekte si “infrastruktura terroriste”, transmeton Telegrafi.
Ai i referohet specifikisht spitalit Al Shifa, që është më i madhi në Rripin e Gazës. Hagari përshkroi një rrjet të përpunuar tunelesh nën ndërtesën në qytetin e Gazës, nga i cili thotë se nga aty mund të planifikohen sulme.
Zëdhënësi izraelit thotë se “qindra terroristë ikën në spital për t’u fshehur aty ” pas sulmeve ndaj Izraelit më 7 tetor dhe thotë se Izraeli ka informacione se “ka karburant në spitalet në Gaza dhe Hamasi po e përdor atë për infrastrukturat e tij terroriste”.
Sipas tij, Hamasi e bën këtë pasi Forcat Izraelite të Mbrojtjes dinë të bëjnë dallimin midis “luftëtarëve dhe civilëve në sulmet e tyre”.
Hagari thotë gjithashtu se se Hamasi po lëndon civilët izraelitë dhe të Gazës.