12.9 C
New York
Monday, October 13, 2025

Buy now

Hamasi nuk do ta qeverisë Gazën pas luftës

- Advertisement -

Hamasi nuk do të marrë pjesë në qeverisjen e Gazës pas luftës, tha dje një burim i lëvizjes, në prag të një samiti kushtuar territorit palestinez në Egjipt, i cili do të mbledhë rreth 20 udhëheqës të udhëhequr nga Donald Trump.

Një armëpushim hyri në fuqi të premten pas dy vitesh lufte midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, bazuar në planin 20-pikësh të presidentit amerikan, i cili parashikon çarmatimin e Hamasit dhe përjashton çdo rol për lëvizjen islamike në qeverisjen e ardhshme të territorit palestinez.

“Për Hamasin, qeverisja e Rripit të Gazës është një çështje e zgjidhur. Hamasi nuk do të marrë pjesë fare në fazën kalimtare, që do të thotë se ka hequr dorë nga kontrolli i Rripit të Gazës, por mbetet një element themelor i shoqërisë palestineze”, tha ky burim pranë ekipit negociator të Hamasit duke folur në kushte anonimati.

Ndërsa udhëheqja e Hamasit në të kaluarën ka qenë e ndarë në çështjet kryesore, veçanërisht në lidhje me administrimin e ardhshëm të Gazës, refuzimi i çarmatimit duket të jetë një konsensus.

“Hamasi pranon një armëpushim afatgjatë dhe se armët e tij nuk do të përdoren fare gjatë kësaj periudhe, përveç në rast të një sulmi izraelit ndaj Gazës”, tha ky burim.

Klauzola e parë e planit të Trump përcakton që Rripi i Gazës, ku lëvizja islamike mori pushtetin në vitin 2007, do të bëhet “një zonë e çradikalizuar dhe pa terror që nuk do të përbëjë kërcënim për fqinjët e saj”.

Plani përcakton gjithashtu se Hamasi nuk do të luajë asnjë rol në qeverisjen e ardhshme të Rripit të Gazës dhe se infrastruktura dhe arsenali i tij ushtarak do të shkatërrohen.

Gjatë një faze kalimtare, një komitet palestinez “teknokratik dhe apolitik” do të jetë përgjegjës për menaxhimin e shërbimeve publike.

Të ngjashme

Të fundit