Hamami i Haxhi Beut rrezikon të dëmtohet (Video)

- Advertisement -

Ishte ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit të 15 – të, ligjërisht është nën mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, por fizikisht hamami i Haxhi Beut në Pejë është nën rrezikun e dëmtimit për çdo ditë e më shumë.

Lashtësia e tij nuk respektohet, hapësira ngjitur me të shfrytëzohet për parking të veturave dhe për mbeturina.

“Ne vazhdojmë që të trokasim vazhdimisht në dyert e atyre që duan të shprehin interesim për me rikthyer  këtë perlë të qytetit, dhe jo të gjitha qytetet kanë hamame, pastaj hamami  i Haxhi Beut ka edhe histori tjetër, sepse në xhaminë e hamamit është mbajtur edhe lidhja e Pejës  Besa – Besë, prandaj do të duhej që kompetentët  të investojnë, kompetentë jemi edhe ne, por  Bashkësia Islame nuk ka fonde”, tha Faik Zekaj.

Investimi në këtë hamam kërkon kosto të lartë financiare, e komuna e Pejës nuk ka marrë iniciativë për renovim për faktin se nuk është në pronësi të tyre.

“Gjendja e tij nuk është shumë në rregull dhe ne jemi në gjendje gatishmërie që të bashkëpunojmë me institucionet përgjegjëse për rregullimi ne tij sepse ajo është pasuri e jona, pasuri e qytetit tonë por ligjërisht nuk është nën menaxhimin tonë andaj edhe nuk mund të investojmë”.

Brenda tij hy hamam ruan histori shekullore andaj edhe ka kërkesa të shumta për t’u vizituar.

“E kisha një rast prej Janponie  që m’pyt ne xhamin ku unë shërbej në Bajrakli Xhaminë thotë a është kjo Bajrakli xhamia dhe a është afër hamami që ta vizitoj”, tha Musli Arifaj – Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Pejë

Gjatë vitit që lamë pas çatia e hamamit është restauruar me shtresën e re të plumbit,  përmes fondeve të përfituara nga fondet e projekteve ndërkufitare. /RTK/

Të ngjashme

Të fundit