14 C
New York
Sunday, October 19, 2025

Buy now

Halle Berry, 59 vjeç, pozoi me bikini dhe njerëzit thanë një gjë njëzëri

- Advertisement -

Halle Berry di shumë mirë kush është! Në gusht, ajo festoi 59-vjetorin me një udhëtim në Bora Bora dhe nuk munguan fotot me bikini.

Tani, gati dy muaj më vonë, ajo ka postuar sërish një foto nga pushimet dhe po, e gjete, sërish me bikini.

“Kjo është 59-a”, shkroi ajo në postimin e bërë më 15 tetor. Në foto, ajo ka vendosur një bandana bardhë e zi, syze aviator në ngjyrë ari dhe qëndron në një rrjetë mbi ujë.

Natyrisht, fansat s’vonuan; njëri komentoi: “Burimi i rinisë është diku pranë teje,” ndërsa tjetri përgatiti një video duke vizualizuar se si (s’)ka ndryshuar aktorja ndër vite.

Halle e festoi ditëlindjen në Bora Bora me të dashurin e saj prej pesë vjetësh, Van Hunt dhe djalin e saj 12-vjeçar, Maceo Robert Martinez. Në ato ditë ajo postoi dhe disa kolazhe fotosh duke jetuar jetën e saj më të mirë, si përgjigje ndaj komenteve që ish-bashkëshortit, David Justice, i cili u shpreh se s’deshi të rrinte i martuar me Halle-n asokohe sepse ajo nuk gatuante apo nuk kujdesej dhe aq për shtëpinë.

Sipas ish-it, që jo më kot është i tillë, Halle nuk i bënte atij të ditur se ajo ishte e denjë për të qenë një nënë.

“Ajo nuk gatuan, nuk pastron, nuk duket të jetë shumë materne,” deklaroi ai në podcast-in “All the Smoke”.

Halle Berry, 59 vjeç, pozoi me bikini dhe njerëzit thanë

Por Halle iu përgjigj me një nënshkrim në fotot e saj: “Phew…! Të gatuarit, të pastruarit dhe të prindëruarit,” teksa dukej sikur po kalonte një kohë mjaft të mirë.

Të ngjashme

Të fundit