6.7 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Halle Bailey tregon sakrificat për filmin “Sirena e Vogël”: Mbi 13 orë nën ujë…

- Advertisement -

Në një intervistë të re me revistën ‘Edition’, aktorja Halle Bailey ka folur për portretizimin e princeshës Ariel në filmin e Disney ‘Sirena e Vogël’.

Regjisori Rob Marshall dhe ekipi i tij përdorën efekte të ndryshme speciale për të krijuar filmin.

Për t’u bërë Princesha Ariel ajo shpjegon se ka qëndruar më shumë se 13 orë në ujë.  Përveç lodhjes së shkaktuar nga puna me orë të gjata, është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se të kalosh më shumë se 13 orë në ujë ka edhe efekte negative afatgjata në lëkurë.

Megjithatë, ajo shprehet se puna e saj e palodhur është shpërblyer. Filmimi nën ujë është padyshim një  risi që Hollivudi po sjell kohët e fundit dhe përpjekjet e jashtëzakonshme bëhen për efektet speciale.

Aktorja ka zbuluar  se ajo e pa për herë të parë filmin origjinal të Disney-t të vitit 1989,  kur ishte vetëm 5 vjeç.

Ajo është shprehur se është e emocionuar për version e ri të filmit i cili do të vijë edhe me disa ndryshime në skenar. Lajmi për përzgjedhjen e Bailey-t si Ariel fillimisht tërhoqi zemërimin e disa fansave të cilët  nuk dëshironin që një aktore me ngjyrë  të portretizonte sirenën Ariel.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit