16.7 C
New York
Tuesday, May 13, 2025

Buy now

Hallakatet VLEN-i të cilin e mbështeti Kurti, Mexhiti-Taravarit: Ti e pengove ndryshimin

Lëvizja në Maqedoni e njohur si VLEN është ndarë.

Arben Taravari me partinë e tij është larguar nga koalicioni.

Kjo ka sjellur përplasje të ashpra në koalicionin që e mbështeti fuqishëm edhe Kurti.

“Ti nuk e solle ndryshimin. Ti e pengove ndryshimin. Ti nuk po kthehesh tek populli. Ti po kthehesh tek lista e zezë. Ti nuk po e braktis Qeverinë. Ti e tradhëtove Qeverinë. Ti nuk e përfaqëson frymën e anëtarësisë së ASh-së. Ti e mashtrove anëtarësinë e ASh-së. Ti nuk je heroi i kësaj historie. Ti je dëshpërimi i çdo shqiptari- intelektual apo i paarsimuar, punëtor ose afarist, burrë a grua- ti je zhgënjimi i secilit aktivist e simpatizant, i secilit shqiptar e shqiptare që e votoi dhe e mbështeti ndryshimin”, ka shkruar Mexhiti.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dje pas takimit me strukturat partiake tha se kanë vendosur të shkojnë në opozitë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se pasi partia e tij vendosi që të dalë me lista të veçanta për këshilltar, nuk arritën të gjejnë mirëkuptim nga partitë e tjera brenda VLEN-it

Të ngjashme

Të fundit