Lajme

Halitjaha: Nëse Jakup Krasniqi ka bërë faje unë do t’i marrë përsipër, mbaj burg për të

By GAZETA SCANNER 1

November 16, 2023

Dëshmitari Sadik Halitjaha sot në Gjykatën Speciale në Hagë ka folur edhe për Jakup Krasniqin.

Halitjaha ka kërkuar një minutë nga trupi gjykues duke thënë se “unë e mbajë burgun për Jakup Krasniqin, ai le të shkon në shtëpi”.

“Një minutë, që të mos e ngarkojmë gjykatën shumë me këto zvarritje të mëdha dua të falsë për Jakup Krasniqin, nëse Jakup Krasniqi ka bërë gabime, ka mundësi çdo njeri, engjëll kurrkush s’jemi – po, nëse ai ka bë faje unë krejt do t’i marrë përsipër, veç ndërroni deklaratat, vendimet, m’i jepni mua. Unë e mbajë burgun e Jakup Krasniqit, le të shkon në shtëpi”, ka deklaruar ai.