Lajme

Halitjaha: Në kohën e ofensivës së gushtit të ’98-ës ka pas dezertime në UÇK

By GAZETA SCANNER 1

November 16, 2023

Gjatë dëshmisë së tij, dëshmitari Sadik Halitjaha ka thënë se në kohën e muajt gusht të vitit 1998 kur ishte ofensiva e madhe nga forcat serbe, ka pasur dezertime në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Halitjaha tha se kjo gjendje nuk mendon se është krijuar nga frika, por nga misioni i tyre që kanë pasur.

“E vërtetë është ashtu siç e ka shkru në libër edhe Jakup Krasniqi ka pas një ç’thurje nga data 22 gusht kur ka qenë ofansiva e madhe armike serbe, kanë fillu të dezertojnë nga UÇK-ja njerëzit, por jo nuk mendoj në asnjë mënyrë që nga frika, por nga misioni i tyre që kanë pas siç ishte dezertimi i Tahir Zemes, dorëzimi i armëve njëkohësisht ka ikë edhe komanda e brigadës së Suharekës, ashtu siç e dini edhe ju “, tha Halitjaha, raporton “Betimi për Drejtësi”.