28.8 C
New York
Thursday, September 18, 2025

Buy now

Haliti: Votuesit ta japin përgjigjen duke mos e mbështetur VV-në, ose të formohet qeveria ose të shkohet në zgjedhje

- Advertisement -

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka reaguar për gjendjen në të cilën gjendet Kosova, me sanksionet e Bashkimit Evropian dhe tërheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga dialogu strategjik me Kosovën.

Haliti tha se për ata që i kanë ndërtuar marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe NATO-n, gjithmonë kanë thënë me bindje se për Kosovën “Zoti është në qiell dhe Amerika në tokë”.

“Edhe sot besoj se mbi 90% e shqiptarëve e ndajnë këtë bindje. Prej më shumë se një viti, Kosova gjendet nën sanksione nga BE, si pasojë e disa vendimeve të Qeverisë së Kosovës të cilat u vlerësuan negativisht. Propaganda e Qeverisë për të kamufluar situatën është e dukshme, por realiteti është se këto sanksione i kanë shkaktuar dëme të mëdha vendit, ekonomia është dobësuar, grantet janë bllokuar dhe në planin diplomatik kemi pësuar humbje të pallogaritshme”.

“SHBA ka qenë më e butë në qasjen e saj, duke dhënë këshilla prindërore për, si të thuash, ‘kalamajtë e kopshtit të quajtur Qeveri e Kosovës’.Por, duke marrë parasysh faktin që legjislatura e re ende nuk ka arritur të formojë Qeverinë, lind pyetja e natyrshme: me kë do të flasë i dërguari i Presidentit të SHBA-së, në mungesë të një Qeverie dhe Kryeministri legjitim?”.

“Thënë ndryshe, u është thënë qartë: luani në kopshtin tuaj, por më parë duhej t’i bënit detyrat e shtëpisë. Kjo është edhe arsyeja pse besoj se mosthemelimi i Qeverisë ka ndikuar në vendimin e SHBA-së për t’u tërhequr nga dialogu strategjik me Kosovën”, shkroi Haliti, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Haliti u shpreh i bindur se votuesit do ta japin përgjigjen e tyre përmes votës, duke mos e mbështetur VV-në, teksa tha se situata aktuale ia kujton periudhën e pasluftës kur UNMIK-u formoi Këshillin Transitor me përfaqësues nga të gjitha palët.

“Kjo situatë më kujton periudhën e pasluftës, kur u krijua Qeveria e Përkohshme, të cilën LDK nuk e njihte dhe nuk dëshironte të hynte në të, por ndërkohë funksiononin zyrat e qeverisë Bukoshi dhe Këshilli Ekzekutiv i serbëve”.

“Në atë konstelacion, UNMIK formoi Këshillin Tranzitor me përfaqësues nga të gjitha palët. Uroj që të mos përfundojmë në një pikë të tillë, por përgjegjësia e atyre që kanë mandat është e qartë: ose të formojnë Qeverinë, ose të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit