Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Xhavit Haliti, ka folur në një intervistë në emisionin FRONTAL të T7, ku ka deklaruar se ka pasur persona që janë marrë me drogë dhe kanë pretenduar se kanë financuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, por që sipas tij kjo nuk është e vërtetë, raporton Express.
Haliti ka theksuar se UÇK ka pasur një qëndrim tepër strikt dhe se nuk kanë pranuar as edhe një qindarkë nga dikush për të cilin dihej se merrej me trafik droge.
“Kur i kanë pyet për drogë, kanë thënë e kemi financu UÇK-në, por ato kanë qenë gënjeshtra. Ne kemi pasë qëndrim shumë strikt, kurrë një njeri që ka shitë drogë s’e kemi taku dhe as një lek e as një kafe, të paktën unë s’e kam pi”, ka deklaruar Haliti në FRONTAL