1.4 C
New York
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

Haliti: UÇK-ja ka bërë gabim që s’ka vepruar ndaj disa individëve

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, është shprehur se UÇK-ja ka bërë një gabim që nuk ka ndërmarrë veprimet e duhura ligjore ndaj individëve që mund të kenë bërë krime lufte ose që mund të konsiderohen si krime lufte.

“Si UÇK, si drejtim i UÇK-së kemi bërë një gabim që nuk kemi ndërmarrë veprime të duhura ligjore për individin që e përmenda më parë që mund të ketë bërë krime lufte ose mund të konsiderohen si krime lufte, nuk kemi qenë të paditur. Ne kemi pasur në dispozicion edhe Konventën e Gjenevës për Krimet e Luftë dhe mendoj që ky është gabimi jonë. Unë fatkeqësisht nuk mund të flas për asnjë individ, as për një grup njerëzisht por nëse ka pasur diçka të tillë është dashur të informohet Shtabi i Përgjithshëm dhe është dashur të vendoset Institucioni i Drejtësisë në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm dhe Institucionit që ka mundur të marrë vendime jo vetëm për të tjerët por edhe për vetveten”, ka thënë Haliti.

Në emisionin “ResPublika”, deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë drejtësia duhet të veprojë kundër gjithkujt dhe se beson fuqishëm se ata që shkojnë ose që kanë shkuar në Hagë do të dalin të pafajshëm.

“Unë jam që drejtësia të veprojë kundër gjithkujt, kushdo qoftë dhe të vërtetohet gjithçka që ka të bëjë me interesin e Kosovës, me interesin e asaj që  ka qenë në projekt për çlirimin e Kosovës dhe normalisht që unë besoj shumë që përjashto ndonjë rast të veçante, këta që shkojnë ose që kanë shkuar do të dalin të pafajshëm”, ka shtuar Haliti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit