-9.9 C
New York
Wednesday, January 22, 2025

Buy now

Haliti thotë se “inati dhe xhelozia” po ndikon në raportin e keq të Kurtit dhe Ramës

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka komentuar raportet e tensionuara mes dy kryeministrave, Kurti dhe Rama.

Haliti për Periskopin, ka thënë se raporti i tyre është i keq për shkak të inatit të kryeministrit Kurti dhe se të dy e xhelozojnë njëri tjetrin.

Unë mendoj që marrëdhëniet bazohen në inatet e Albinit dhe xhelozitë që janë në mes të njëri tjetrit”, ka thënë Haliti.

“Problemi është që Shqipëria është anëtare e OKB-së ka mbi 100 vit pavarësi është anëtarë e NATO-së dhe Shqipëria ka obligimet e saj shtetërore edhe në këto raporte. Shqipëria ka bërë të pamundurën, gjithçka që ka pasë fuqi dhe mundësi për çlirimin e Kosovës. Edi lidhur me atë mos shkuarjen në mbledhjet e qeverisë e ka pas mesazh edhe edha nga evropianet edhe nga NATO për shumë arsye, sepse mbledhja e dy qeverive në kushtet kur në veri kishte përplasje të mëdha krijonte një pasqyrë ndryshe në raportet ndërkombëtare për Kosovën dhe Shqipërinë”, tha Haliti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit