6.5 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Haliti: Seancat e jashtëzakonshme të opozitës vetëm për të krijuar zhurmë

- Advertisement -

Haliti ka thënë se LVV-ja nuk e ka parë të arsyeshme të marrë pjesë në ato seanca përderisa siç është shprehur ‘opozita nuk i voton ligjet bazike dhe marrëveshjet ndërkombëtare’.

“Unë konsideroj që ato seanca të thirrura nga ana e pozitës janë vetëm për të krijuar zhurmë për shkak se nuk prodhojnë asgjë. Derisa e njëjta opozitë nuk voton ligjet bazike e nuk voton marrëveshjet ndërkombëtare që përfiton Kosova dhe qytetarët, pse ne të jemi në ato seanca kur thirren pa asnjë substancë vetëm që të hedhin kritika të pavenda dhe mundohen që të krijojnë kauza të rrejshme për qëllime elektorale ditore. Kështu që LVV-ja së bashku me partnerët e kanë parë si të paarsyeshme dhe të panevojshme që të jemi në ato seanca boshe derisa opozita është deklaruar që nuk do të votojë asnjë marrëveshje ndërkombëtare”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Sipas tij, opozita ka kohë që e ka filluar një bojkot të pashpallur të votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare vetëm për ta bllokuar mazhorancën.

“Opozita ka një kohë që ka filluar një bojkot të pashpallur të votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare në mënyrë që ta bllokojë mazhorancën që ti kalojë ato marrëveshje ndërkombëtare dhe që ato fonde që vijnë si rezultat i atyre marrëveshjeve të shfrytëzohen nga ana e qeverisë për financimin e shumë projekteve që janë në proces”, ka shtuar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit