Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka folur së fundmi për situatën në veri të vendit, me ç’rast ka thënë se atje janë krijuar tri grupe që nuk janë të koordinuara me njëra-tjetrën, por të koordinuara me një qendër, “e cila është krijuar në qendër operative që është krijuar dhe funksionon në Kralevë”.
Ai ka thënë se të gjitha komunikimet i bëjnë me këtë qendër, e cila u jep urdhër dhe i këshillon se çfarë duhet të bëjnë.
Ndërsa, për arrestimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe në veri të vendit, Haliti është shprehur se ata janë goditur përmes një lloj arme paralizuese, të cilën e përdorin shërbimet ruse dhe izraelite në luftë kundër terrorizmit. Sipas tij, rrëmbimi i policëve të Kosovës është bërë me urdhër të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.