-7.7 C
New York
Monday, January 20, 2025

Buy now

Haliti: Qeveria po mbjellë frikë tek qytetarët për sulme nga Serbia

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po përpiqen të mbjellë frikë tek qytetarët për sulme të reja nga Serbia.

Ai ka thënë se kjo po bëhet për shkak të keqqeverisjes, ku sipas tij, në ç’do sektor ka pakënaqësi.

“Politika aktuale të kësaj Qeverie janë të ushtruara në qëndrimet nacionaliste dhe frikën që përpiqen me mbjellë tek qytetarët e Kosovës se ka me na sulmu Serbia…”, tha Haliti në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Ai tha se nuk beson që mundet me pas sulm nga Serbia.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, në deklaratat e tyre kanë thënë se Serbia po përgatitet për sulme të reja në Kosovë.

Ish-nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës t’ia kthejë kompetencat Kuvendit të Kosovës ku do të bëhet politika shtetërore.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit