7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Haliti: Qëndrimet e ngurta kurtiste i kanë vendosur sanksione Kosovës

- Advertisement -

Në lidhje me këtë deklaratë të ambasadorit Rohde ka folur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti.

Haliti tha se Kurti ka tri vite që po përpiqet të ndryshoj të arriturat e Kosovës.

Ai tha se fillimi i zbatimit të marrëveshjeve duhet të rishqyrtohet nga qeveria .

“Janë më shum se tri vjet që Kurti po përpiqet të ndryshoj të arriturat e Kosovës me angazhimin Evro-Amerikan. Të gjithë përpjekjet për të ndryshuar qasjen e BE e SHBA, lidhur me zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara e të dakorduara në mes Kosoves e Serbisë tanimë kanë dështuar. Ajo që po diskutohet në margjinat e politikave të BE-së, është fillimi i përdorimit të shkopit në raport me Kosovën”.

Deputeti i PDK-së tha se “qëndrimet e ngurta ‘kurtiste’ i kanë vendosur sanksione Kosovës”

“Kurti si Kryeminister i Kosovës, besoj që është informuar se cilët janë hapat e duhur që duhet ndërmerr, me qëllim që BE të filloj që ti heqë masat-sanksionet kundër Qeverisë Kurti. Mesazhet e gadishmërisë për luftë në mes të Kosoves e Serbisë duhet të ndalohen.Fillimi i zbatimit të marrëveshjeve duhet të rishqyrtohet nga qeveria e Kosovës. Përpjekja për unifikimin e qëndrimit të përbashkët politik, lidhur me fillimin e zbatimit të marrëveshjeve, duhet të ketë një angazhim të përbashkët me opozitën, qoftë edhe në ndërmjetësimin e Ambasadave të Kuintit. Kosova nuk është pronë e askujtë, aftësia e çdo qeverije e qeverisje dhe rezultatet e sajë janë, sa i krijon mundësi zhvillimit e përparimit të vendit. Qëndrimet e ngurta ‘kurtiste’ i kanë vendosur sanksione Kosovës”, tha ai.

Deputeti i PDK-së pati edhe një mesazh drejtuar kryeministrit Kurti.

“Mua më mbetet si qytetarë i vendit ti them Kurtit: disa gjenerata në Kosovë kanë tagrin që të mbesin në histori, ato që e kanë dëmtuar Kosovën dhe ato që e kanë çliruar Kosovën. Nëse ti dëshiron të mbetesh në histori për të mirë; hapi Kosovës rrugën e integrimit në BE . Besoj që detyrat i ka të qarta, por unë nuk do të deshiroja kurrë që Kryeministri i Kosovës ti ngjaj Vuçiqit, por një shembulli tjeter”, tha deputeti i PDK-së Xhavil Haliti për“Gazeta Blic”.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, tha se shteti i tij e përkrahë heqjen e masave qoftë edhe në mënyrë graduale dhe se për këtë po punojnë.

“Ne po punojmë në largimin e masave. Pozita e Gjermanisë është shumë e qartë. Masat duhet të largohen, së paku gradualisht. Por në BE, 27 vende duhet të arrijnë pajtimin. Dhe ky është proces që po vazhdon për momentin. Ne përkrahim largimin, dhe së dyti Qeveria e Kosovës duhet të krijojë një frymë ku këto masa mund të largohen”, ka thënë Rohde në Tëvë 1.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit