12 C
New York
Tuesday, November 25, 2025

Buy now

Haliti: Praktika e keqqeverisjes duhet të marrë fund

- Advertisement -

Xhavit Haliti, ish-deputet nga PDK, ka kritikuar ashpër qeverisjen e VV-së, duke e cilësuar si periudhë të humbur për vendin në aspektin ekonomik dhe politik.

Haliti tha se katër vitet e fundit kanë qenë të mbushura me keqqeverisje, duke lënë Kosovën pa zhvillim ekonomik dhe pa perspektivë për qytetarët.

Sipas tij, vendit i është cenuar imazhi ndërkombëtar, duke u përballur me sanksione dhe izolim, gjë që e ka dëmtuar pozicionin e Kosovës në skenën globale.

“Kjo praktikë duhet të marrë fund. Koha për të vepruar sërish, bashkë me miqtë ndërkombëtarë”, tha Haliti, duke theksuar se vendi ka nevojë për përgjegjësi të re politike dhe rikthim të bashkëpunimit me aleatët./Scanner/

Të ngjashme

Të fundit