Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka thënë se migrimi i popullsisë është duke u vërejtur edhe në këtë komunë.
Ai në një intervistë për Tëvë 1 tha se janë duke punuar që qytetarët më i mbajt në vendin e vet, me anë të përkrahjes, siç tha ai që janë duke bërë në të gjitha sektorët.
“I kemi dy lloje të de-popullimeve, një nga fshatrat në qytet, për shkak se qyteti i Vitisë po rritet dhe në anën tjetër kemi edhe migrim jashtë vendi që në të vërtetë po na brengos shumë, por që është në mbarë vendin, jo vetëm në Viti.
Ne po bëjmë punë që më i mbajte qytetarët këtu edhe me rritë vlerën e pronës, më rritë zhvillimin ekomomik dhe më i zhvillu potencialet ekzistuese…Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme janë duke u rritur dhe ne jemi duke u kujdesur që të krijojmë kushtet që të zgjerohemi më tepër”, ka thënë Haliti.