12 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Haliti për Ibrahim Rugovën: “Më tha Xhavit, s’mundem me iu mbështet, por s’do të iu pengoj”

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka rrëfyer detaje ekskluzive për fillimet e para të formimit të UÇK-së.

Haliti në emisionin “Galllatë” me Arben Ahmetin në Kanal10, ka rrëfyer për takimin e parë që e kishte me ish presidentin Ibrahim Rugova.

Ai ka thënë se takimin e parë me Rugovën e kishte zhvilluar në vitin 1990 në Lugano.

Haliti ka thënë se gjatë këtij takimi ka kërkuar nga Rugova që t’i mbështet.

“Kemi bisedu rreth kësaj qështje, dhe ka qenë decitiv, Xhavit më tha unë nuk mundem me ju mbështet publikisht, nuk mundem me ju mbështet në asnjë variant. Por, unë nuk do t’iu pengojë. Unë kam rrugën time paqësore dhe kësaj rruge dua t’i përmbahem, por unë nuk do t’iu pengojë juve që të organizoheni edhe kurrë s’kam me dal kundër jush”, ka ttëfyer Haliti.

Ai ka thënë se me Rugovën ka pasur edhe disa takime tjera më vonë.

“Ndërkohë, jam takuar pastaj edhe me Bukoshin  dhe këta të tjerët, por kjo ka qenë ajo me Rugovën”, është shprehur Haliti. /GAZETA10/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit