Analisti Afrim Haliti ka reaguar pasi u gjet një pjesë e mostrave të Astrit Deharit, që ishin zhdukur në muajin dhjetor të vitit të kaluar.
Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se “këta kanë lujt me njetë njerëz, e s’po lujnë me mostra”.
Në fund, ai ka shkruar: “Veç grahni…”.
Nacionale pak më herët ka raportuar duke cituar burime brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore, se një pjesë e mostrave janë gjetur tashmë.
“Janë gjetur disa mostra të Astrit Deharit. Ato janë gjetur në objekt dhe janë kthyer aty ku kanë qenë më herët.” – ka thënë ky burim.
Po ashtu, Nacionales i është bërë e ditur se mostrat e gjetura janë të lukthit dhe të urinës, kurse të gjakut mungojnë ende.
Më tej, burimi ka treguar se për cilat mostrat bëhet fjalë.
“Mostrat që janë gjetur janë të lukthit dhe të urinës. Kurse të gjakut mungojnë. Prokuroria sot ka qenë këtu dhe i ka marrë provat e nevojshme.” – ka thënë i njëjti burim.
Po ashtu, për Nacionalen tutje është bërë e ditur se “komisioni për invertaizim i ka gjetur tek një frigorifer që nuk është i mbuluar prej kamerave të sigurisë, dje në fund të orarit të punës”.