-0.8 C
New York
Thursday, January 30, 2025

Buy now

Haliti: Osmanit t’i lidhen duart sa më shpejt nëse ka bërë shkelje

- Advertisement -

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nuk ka dekretuar Blerim Isufajn, për kryeprokuror të shtetit. Ajo ka theksuar se gjatë kohës së shqyrtimit të ankesave në gjykata, ka marrë mesazhe dhe është kërcënuar.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, duke komentuar këtë deklaratë tha se Osmanit “duhet t’ia lidhin duart sa më shpejt, në qoftë se e ka bërë veten për një gjë të tillë”.

“Ata që i kanë thënë Osmanit, nëse i kanë thënë “që do t’ia lidhin duart”, atëherë nëse presidentja e ka bërë veten t’ia lidhin duart, duhet sa më shpejt t’ia lidhin. Por, në qoftë se Osmani e di kush i ka thënë ashtu, duhet ta denoncojë menjëherë dhe pastaj të lidhen ata. Nëse ka aktakuzë kundër Osmanit diku që ka shkelur ligjin e kushtetutën, ose ka bërë vepër për të shkuar në burg, atëherë pse duhet ta ruajnë. Nëse nuk ka, e inkurajoj Policinë e Kosovës, Prokurorinë e Kosovës, që me urgjencë ata që kanë kërcënuar presidenten, duhet t’i arrestojnë”, potencoi Haliti në emisionin “Këndi i Debatit”.

Andaj, Haliti vlerësoi që Osmani nuk ka nevojë të frikësohet dhe të mbajë asgjë fshehur nga publiku.

Kujtojmë që Osmanit iu desh të priste një vit e gjysmë për ta marrë këtë vendim.

Ajo ka thënë se janë evidentuar dhjetë shkelje në procedurën e përzgjedhjes dhe se asnjëra gjykatë s’i ka trajtuar ankesat në aspektin përmbajtjesor.

Teksa, vendimin dhe deklaratat e presidentes për mos dekretim të Isufajt, Këshilli Prokurorial përmes një komunikate i ka quajtur tendencioze dhe ndërhyrje të drejtpërdrejtë në sistemin prokurorial.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit