24.4 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Haliti: O’Brien përcolli mesazhin që Perëndimi është lodhur me Qeverinë e Kosovës

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka komentuar vizitën e ndihmës-sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien në Kosovë.

Haliti tha se O’Brien prezantoi mesazhin që Perëndimi është lodhur me Qeverinë e Kosovës.

“Përveç deklaratës publike për themelimin e Asociacionit, në këtë situatë mund ta ketë përdorur shkopin në kuptimin e mirë të fjalës duke ia prezantuar lodhjen që Perëndimi e ka në raport me Qeverinë e Kosovës, dhe po besoj që gjithë kjo lodhje e rrugëtimeve Bruksel – Kosovë, Bruksel – Beograd është një humbje kohe pa nevojë duke pasur parasysh që marrëveshjet janë të nënshkruara hapat që duhet t’i qesin, kushdo qe i qet janë fitues dhe po besoj që deri tashmë edhe ne kemi mujt me i realizu detyrimet që i kemi në raporton me Marrëveshjen e Brukselit”, deklaroi ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ndërkohë, deklaroi se serioziteti i Qeverisë së Kosovës ka rënë, dhe se besimi në kryeministrin e Kosovës nuk eksziton.

“’Shkopi’ është ose bëre në mënyrë të afatizune kur ki me kry ose janë këto masa kundër teje. Ndërsa ‘karrota’ është harxhuar, nuk i kemi realizuar detyrat tona. Serioziteti i kësaj qeveria ka rënë, besimi në kryeministrin e Kosovës nuk ekziston më në qarqet ndërkombëtare, qoftë Evropë ose në ShBA e vende tjera”, deklaroi ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit