Nuk sheh më intenzitet të njëjtë përjashtues nga Vetëvendosja ndaj opozitës – siç ishte gjatë fushatës zgjedhire.
Kështu vlerëson ish-deputeti nga PDK-ja, Xhavit Haliti në një paraqitje në TeVe1.
“Sinjalet komunikuese që bëhen veçanërisht nga Vetëvendosja nuk janë kundërshtuese siç kanë qenë para zgjedhjeve në raport me partitë opozitare, ka mbet kundërshtimi për Listën Serbe”, ka thënë Haliti.