11.7 C
New York
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

Haliti: Në veri me këtë Qeveri ka humbur kontrolli institucional, është vendosur regjimi policor

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, thotë se Qeveria e tanishme e Kosovës ka vepruar në atë mënyrë në veri sa që ka humbur kontrolli institucional shtetëror, me atë që është shndërruar në regjim policor.

Haliti tha se katër komunat në veri janë “sulmuar” gabimisht.

“Meqenëse, se ka filluar diçka në veri, atëherë është ‘sulmuar’ gabimisht jo pse ka vepruar, por pse s’ka vepruar dhe e dyta veprimi i tij ka dikuar që në veri me ndryshu gjithçka me humb kontrolli institucional shtetëror i veriut edhe tani është vendos një regjim policor”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ai tha se në veri më nuk ekziston gjyqësori, i cili ka funksionuar në kohën kur ka qeverisur PDK-ja me koalicionet e saj.

“Nuk funksion kisha me thënë që i kemi do kryetarë të komunave atje, por gjyqësori që ka funksionuar në kohën kur ka qeverisur PDK-ja me koalicionet e saj mbi bazën e marrëveshjeve që kanë qenë – nuk funksionon më”.

Sipas tij, tashmë në veri arsimi është i shkëputur, nuk është i lidhur me Prishtinën, si dhe ”ekonomia prapë e tillë është çfare është”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit