-0.6 C
New York
Saturday, December 21, 2024

Buy now

Haliti: Në Rashkë po ndërtohen shtëpi për kriminelët serbë që ikën nga Kosova

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka deklaruar se figurat e njohura kriminale serbe, Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq, po ndërtojnë shtëpi në Rashkë të Serbisë, për pjesëtarët e grupeve kriminale që kanë operuar në veriun e Kosovës, por që janë arratisur nga vendi.

Këto ndërtesa, sipas Halitit, janë të destinuara për anëtarët grupeve kriminale që tani nuk guxojnë të kthehen në Kosovë dhe nuk dëshirojnë t’u shkojnë në Beograd.

Sipas Halitit, ato po ndërtohen për pjesëtarët e grupeve kriminale që operon in në veri të vendit, por që janë arratisur nga Kosova.

“Veselinoviq që po i mban 200 vetë në Novi Pazar dhe po i ndërton ato ndërtesat në Rashkë. Për grupin kriminal të cilët ishte pjesë e ‘Rojave të Urës’. Dhe që nuk guxojnë të kthen në Kosovë. Në Beograd nuk kanë qejf t’u shkojnë, po ua ndërtojnë banesat në Rashkë”, ka thënë Haliti.

Këto deklarime vijnë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u informua në fillim të shtatorit nga Sonja Biserko, presidentja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, dhe politikani serb Nenad Çanak, se Beogradi po planifikon zhvendosjen e serbëve të Kosovës në Rashkë.

Haliti, megjithatë, argumenton se kjo iniciativë është e orkestruar nga Beogradi përmes Radoiçiq dhe Veselinoviq, për të strehuar kriminelët

“Kam lexuar që po thonë që po dëshirojnë me i zhvendos serbët e Kosovës me bë presion ndaj Kosovës. Sipas të dhënave të mia janë, e kanë marrë lejen grupi i Veselinoviqit dhe Radoiçiqit për t’i ndërtuar. Ideja është për t’i strehuar ata që janë arratisur nga Kosova, që nuk guxojnë të kthehen më. Dhe kundër këtij veprimi po protestojnë vetë banorët e Rashkës. E kanë vendin e përshtatshëm dhe e kanë konsideruar si vend turistik dhe nuk dëshirojnë mbetje të tilla”, ka thënë Haliti në “FIVE’ të Dukagjinit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit