-3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Haliti: Me 9 shkurt votuesit do ta qojnë në opozitë, Lëvizjen Vetëvendosje

- Advertisement -

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, dje tha se kjo parti në zgjedhjet e ardhshme do t’a tejkalojë rezultatin e zgjedhjeve të kaluara.

Ndërsa, deklarata e tij nxiti reagimin e deputetit të PDK-së, Xhavit Haliti, i cili tha se kjo 9 shkurt votuesit do ta qojnë në opozitë, Lëvizjen Vetëvendosje.

“Është deklaratë ambicioze dhe përpjekje për ta mbajtur elektoratin e shumtë, i cili është luhatur dhe publikisht po shprehin pakënaqësi për mënyren e qeverisjes së qeverisë Kurti. Ata janë të zhgënjyer dhe nuk do ta përseritin gabimin për të dyten herë. Premtimet e LVV në fushaten e kaluar po analizohen nga gjykata e çdo qeverie, që është votuesi . VV-ja qeverisjen e mori me dhunë e përmes dhunës, me 9 shkurt votuesit e Kosoves do i çojnë në opozitë.

“Nuk e besoj që zoti Muja është i bindur për atë që thotë, por, meqë Kryetari i VV-se e kryeministri i Kosovës ka shkuar në emigracion po ju duhet me thënë diçka. Besoj që qytetarët e Kosovës nuk do ta denojnë vehten e fëmijtë e tyre, përmes votës së tyre” tha Haliti në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit