5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Haliti: Kurti duke refuzuar Asociacionin po mendon që do t’i fitojë zgjedhjet

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së,  Xhavit Haliti ka thënë se kryeministri, Albin Kurti mendon se duke refuzuar Asociacionin do t’i fitojë zgjedhjet.

Kjo pasi sipas tij, ai do të përdorë mosnënshkrimin e Asociacionit si program të vetin për t’i marrë votat nga qytetarët.

“Unë mendoj që kjo rezistencë po bëhet që të mos fajësohet z.Kurti nga opinion, sepse ai e di që ky vite është vit zgjedhor, pra ai mendon që duke refuzuar këtë çështje do të arrijë dy synimet e tij që ka: të i fitojë zgjedhjet kurdo që shpallën dhe që mosnënshkrimin e Asociacionit ta ketë si program të vetin për të marrë vota nga qytetarët që mendoj që Kurti e ka pasur mirë, që ai paska një fuqi të jashtëzakonshme. Unë mendoj që e ka gabim se nëse BE dhe SHBA insistojnë që të nënshkruhet dhe të fillojë zbatimi i marrëveshjes për Asociacionin, e në veçanti që statuti i përpiluar të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese mendoj që është gabim trashanik i tij, dhe po rrezikon futjen në rënd ditës dhe dhënies e mundësisë së Kosovës që të jetë pjesë e KiE-së”, ka deklaruar ai në emisionin “Ditari” në Tëvë 1.

Tutje, ai ka përmendur masat e vendosura nga BE, duke thënë se më këtë kanë deklaruar se nuk na durojnë gjithmonë.

“Unë mendoj që është BE-ja edhe SHBA-ja na kanë trajtuar si shtet të ri, shtet pa përvojë dhe politikan pa përvojë, në një mënyrë ose tjetrën na kanë falur disa gabime që i kemi bërë. Por, vet fakti që na kanë vendosur masa dhe mund të këtë gjëra të reja, pra na kanë thënë se ne nuk ju durojmë gjithmonë më  shaka me neve dhe me Kosovën…Por, besoj që vështirë e kemi të kalojmë nëse vendet e QUINT-it e kanë këtë vendim që e thatë ju”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit