13.3 C
New York
Saturday, November 1, 2025

Buy now

Haliti: Kurti do të propozojë një kandidat tjetër për kryeministër, mund të jetë Konjufca

- Advertisement -

Anëtari i PDK-së, Xhavit Haliti, ka komentuar takimin e sotëm të presidentes Vjosa Osmani me liderët e partive politike.

I ftuar në Tëvë1, Haliti u shpreh se Glauk Konjufca pritet të jetë kandidati që kryeministri në detyrë, Albin Kurti, do ta propozojë për mandatar të ri për formimin e qeverisë.

Ai theksoi se partitë opozitare nuk do të hyjnë në koalicion me Kurtin dhe se, sipas tij, mundësia e vetme që ky i fundit të formojë qeverinë është përmes një marrëveshjeje me Listën Serbe.

Haliti shtoi se për shkak të situatës aktuale politike, vendi pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

“Ka qenë një takim i njohur epilogu që nuk mund të arrihet asgjë për shumë arsye, në gjuhën politike në demokraci kësaj i thonë diktaturë, jo demokraci mënyrën siç po e udhëheq Kosovën, këta muaj po e mban dhunshëm qeverisjen në Kosovë, Kurti ka një kandidat tjetër që ka me propozua një kandidaturë tjetër, mos po krijohet një mundësi i cili mund të jetë dikush më i afërt për partitë opozitare, dikush që nuk ka pasur përplasje të përmasave të mëdha siç ka pasur Kurti me opozitën. Unë besoj që do të vendosin që Glauk Konjufca të jetë njëri nga ata, në analizat që i kam bërë partitë politike që janë në opozitë nuk shkojnë në koalicion me Kurtin, Kurti e ka një mundësi që ta lus Listën Serbe për një koalicion për ta formuar qeverinë. Kosova ka nevojë me pas qeveri, por situate është e tillë se asnjë parti nuk po pranon me krijua koalicion bashkë dhe në këtë situatë ne nuk kemi tjetër zgjidhje përveçse me shkua në zgjedhje të reja”, ka deklaruar Haliti.

Të ngjashme

Të fundit