19.8 C
New York
Wednesday, August 20, 2025

Buy now

Haliti: Kur je në pushtet njerëzve nuk iu intereson a je i majtë apo i djathtë

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka folur në emisionin “Majtas jo Djathtas”, T7 për historikun e kësaj partie politike që u themelua menëjëherë pas luftës.

Ndër themeluesit kryesorë ka qenë edhe Haliti, i cili tregoi se ky subjekt politik ishte i majtë socialdemokrat paslufte.

”Ne si parti në fillim, një 10-vjeç kemi pasur të gjitha kontaktet e mundshme të partive socialdemokrate të Evropës”, ka thënë ai.

Më pas ai u pyet për kapërcimin e madh që e bëri PDK-ja, duke u transferuar nga qendra e majtë ideologjike në të djathtë.

Ai tha se nuk ka pasur kundërshti të mëdha, pasi kur një parti qeverisë, akterëve të subjektit politik nuk iu intereson a je i majtë apo i djathtë.

Tash PDK-ja është parti liberale, për këtë Haliti tha se në Kosovë janë edhe dy parti të tjera me orientim liberal.

Të ngjashme

Të fundit