Anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, ka komentuar takimin mes Bedri Hamzës, Ramiz Lladrovcit dhe Ali Ahmetit.
Ai tha se Lladrovci i ka thënë që s’ka asnjë kusht.
“Është mirë që janë pajtu. E mora vesh, edhe Ramizi personalisht më tha që s’ka asnjë kërkesë tjetër, asnjë kusht për këtë çështje, është shumë mirë për PDK’në që mos me pasë përplasje në Drenas ose figura qendrore që janë në Drenas dhe Skenderaj në mes veti. Unë e falënderoj Aliun që ka ardhur nga Kërcova për këtë punë dhe angazhimin e Bedriut për t’i pajtuar”.






