24 C
New York
Wednesday, August 27, 2025

Buy now

Haliti: Janë disa “Dimala” që e kanë marrë copy-paste analitikën e UDB-së dhe BIA-s

- Advertisement -

Xhavit Haliti, ish-deputet i PDK-së, ka reaguar pas shkrimit ‘shkencor’ anti-UÇK të Dimal Bashës, Kryetar i Kuvendit të Kosovës, shkrim i cili në publik veç sot, ndonëse i shkruar në vitin 2012.

Haliti nuk la pa e godit as PDK-në, partinë e vet, të cilët me votat e tyre e mundësuan zgjedhjen e Dimal Bashës kryeparlamentar.

Postimi i Halitit:

Jam krenar për kontributin tim në UÇK. Janë disa “Dimala” që kopjojnë analitikën e UDB-së e BIA-s

Nuk është vetëm Dimal Basha. Janë disa Dimala që kanë marrë copy-paste nga analitika e UDB-së e BIA-s serbe e cila i ka përgatitur raportet e tyre kundër UÇK-së. Duke pas parasysh rolin tim në organizimin e UÇK-së e në diplomacinë e saj, fushatën e kanë bërë për denigrimin tim.

Këta tipa janë shitur me para për të shkruar e denoncuar drejtuesit kryesorë të UÇK-së.

Në veçanti tabelë çitje për 30 vjet kam qenë unë e anëtarët tjerë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Dosjet e përgatitura nga eksponentë të politikës disfatiste, deklaratat e “analizat“ e “Dimajlave” janë të shumta. Por ne qëndrojmë vertikalisht e të paluhatshëm, krenarë për gjithçka që kemi bërë dhe i kemi dhënë shans Dimalit të bëhet Kryetar Kuvendi e Dimalave tjerë me u krenu me të.

Jeta ime ka qenë e do jetë e lidhur me interesat e Kosovës, si duket edhe atyre që e kanë votuar Dimalin edhe e atij që ju ka thënë ta votojnë ju ka pëlqyer analiza e Dimalit.

(Prononcim i imi i sotëm për Periskopin).

Të ngjashme

Të fundit