Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti ka thënë se qeveria aktuale ka një stabilitet të votave dhe nuk mund të rrëzohet.
Haliti në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1 tha se edhe po të këtë zgjedhje të reja, rezultati do të jetë i njëjtë.
“Qeveria është shumë stabile. Mazhoranca në Kuvend e ka një stabilitet, kështu që nuk shoh ndonjë rrezikim të rënies së qeverisë. Edhe po të shkojmë sot në zgjedhje çfarë do të prodhonte një proces i ri zgjedhore. Unë besojë se konstilacioni politike do të jetë pothuajse i njëjti, nuk do të prodhonte ndonjë konfiguracion tjetër. Nuk e shoh asnjë arsyeje që qeveria të vet rrezohet, pasi nuk besoj që kemi mbërritur në atë pikë”, tha ai.
Deputeti i VV-së, po ashtu tha se në këtë pozitë që janë nuk ka ‘rrezik’ që mund të rrëzohen nga pushteti.
“Qeveritë e kaluara kanë qenë të varura nga votat e Listës Serbe, pra kanë qenë të kushtëzuara dhe janë detyra nganjëherë edhe të bëjnë kompromise të dhimbshme për të qëndruar në pushtet. Ne këtë pozite që jemi nuk ka ndonjë rrezik të kësaj natyre”, ka deklaruar ai.
Ndryshe, kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se nëse kërkohet Asociacion me kompetenca, duhet të shkojmë në zgjedhje.
“Kemi marrë garanci të forta që asociacioni do të jetë një lloj forumi. Por, nëse kërkohet që asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive ose të bëhet me ndryshime kushtetues, mendoj që asgjë më nuk ka vlerë dhe vendi duhet të shkoj në zgjedhje” ka deklaruar Konjufca në Tëvë1.
Zgjedhje të reja ka paralajmëruar edhe deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, i cili ka thënë se Qeveria Kurti mund të bie dhe të kemi zgjedhje të reja në shtator.
Ai i ftuar në televizionin Tëvë1, ku u pyet nëse beson se Qeveria e tanishme mund ti kryejë të gjitha detyrat e saj deri më 18 gusht në raport me dialogun me Serbinë.
“Unë po besoj që nëse Kurti nuk nënshkruan, do të bie nga pushteti. Nëse nuk ka implementim, do të ketë zgjedhje të reja. Figurativisht, është diskutuar në qarqe të caktuara që mund të bie Qeveria Kurti dhe mund të ketë zgjedhje në shtator. Pra, kjo ndodhë nëse nuk i kryen detyrat që i kanë ngarkuar. Nuk jemi aq të fortë, sa të bëjmë rezistencë të tillë./teve1.info/