Xhavit Haliti, Ardian Gola, Arben Gashi, Besnik Tahiri, Agon Batusha, Ardian Kastrati, Pal Lekaj janë ndër deputetët e legjislaturës së kaluar që nuk do të jenë më në Kuvend, sipas numërimit të votave të deritanishme.
Nga Lëvizja Vetëvendosje nuk arritën të marrin votat 22 kandidatët: Agon Batusha, Alban Bajrami, Ardian Gola, Arta Bajralia, Besim Muzaqi, Driton Hyseni, Ekrem Mustafa, Enver Dugolli, Enver Haliti, Fatmire Kollçaku, Fitim Haziri, Gani Krasniqi, Gramos Agusholli, Hydajet Hyseni, Jetmire Vrenezi, Milazim Salijaj, Mirlinda Tishukaj, Mirsad Shkreta, Nasuf Bejta, Nijazi Isaku, Shqipe Isufi dhe Vendenis Lahu.
Ndërkaq, nga PDK shtatë deputetët të legjislaturës së kaluar rrezikojnë të mbesin jashtë, sipas rezultateve aktuale.
Xhavit Haliti do të mbesë jashtë Kuvendit për herë të parë që kur u themelua Kuvendi i Kosovës. Përveç tij, jashtë mbesin edhe Ardian Kastrati, Eliza Hoxha, Florete Zjenullahu, Hajdar Beqa, Hisen Berisha e Isak Shabani.
PDK-ja ka 5 gra fituese ndërkaq me ligj duhet t’i ketë 8 deputete.
Për këtë arsye mandati iu rrezikohet mandati Petrit Hajdari, Bekim Haxhiu, Arben Mustafa, për t’u zëvendësuar me Eliza Hoxhën, Arbnore Salihun e Kosovare Murselin.
E LDK-ja do të vazhdojë të ketë 9 deputetët e legjislaturës së shkuar, 6 të rinj e 5 deputetë të legjislaturave të mëhershme. Në mesin e deputetëve hynë tre kryetarët e komunave Imri Ahmeti, Gazmend Muhaxheri e Sokol Haliti.
Nga deputetët e kaluar që kanë mbetur jashtë Kuvendit nga Lidhja Demokratike e Kosovës është ish-shefi i grupit parlamentar Arben Gashi, Drita Millaku, Driton Selmanaj, Rrezarta Krasniqi, Valentina Bunjaku e Vlora Dumoshi.
Pesë gra janë fituese, por me kuotë duhet të shtohet edhe një.
Jashtë Kuvendit do të mbesë edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri. Po ashtu, jashtë mbesin edhe Pal Lekaj, Shemsedin Dreshaj e Albana Bytyqi.