27.2 C
New York
Tuesday, July 8, 2025

Buy now

Haliti: Gani Geci më ka goditur me boks në korridorin e Kuvendit, kurrkush s’më ka pyet për atë punë

- Advertisement -

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë sot se ish-deputeti nga radhët e LDK’së, Gani Geci, e kishte goditur me boks në koridorin e Kuvendit të Kosovës.

Sipas Halitit, kjo ishte bërë në prani të deputetëve të tjerë dhe policëve, por se askush nuk ka shkuar ta pyes për atë rast,

“Gani Geci më ka goditur boks në koridorin e Kuvendit në prezencë të deputetëve e të policëve. Kurrkush s’ka ardh mem vet për atë punë, qysh ke puna”, ka deklaruar Haliti.

Këtë deklaratë, Haliti e ka dhënë para Gjykatës Themelore në Prishtinë, në gjyqin ku ai po akuzohet për sulm ndaj kolegut të tij, Arben Gashit.

Të ngjashme

Të fundit