Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së Xhavit Haliti, sonte në emisionin Rubikon e ka kritikuar ashpër qeverisjen e Albin Kurtit, për këto vite.
Haliti në Klan Kosova deklaroi se gabimet e rënda të Kurtit do të duhej të trajtoheshin nga gjykatat.
“Ka vend me i marrë parasysh drejtësia dhe me çu në gjykata dhe me i trajtua disa çështje”, deklaroi ai në Klan Kosova.
Ai u shpreh se ata të cilët e kanë votuar Dimal Bashën për kryetar të Kuvendit kanë gabuar.
“Po them nga opozita. Por, sidoqoftë, po besoj që qëllimi ka qenë i mirë që të zhbllokohet kjo situatë dhe që të gjendet ndonjë marrëveshje për ta zgjedhur qeverinë”, tha Haliti.
Xhavit Haliti, e synon edhe një mandat karrigen e deputetit.
Ai në listën e PDK-së garon me numrin 14.






