19.3 C
New York
Monday, May 26, 2025

Buy now

Haliti “arsyeton” milionat që u ndan për komunat e VV-së

- Advertisement -

Sipas një raporti nga Institutit GAP, nga vlera e investimeve kapitale të reja të nivelit qendror të destinuara për projekte specifike në komuna prej 21.8 milionë euro, Qeveria e Kosovës ka ndarë më shumë mjete për komunat e udhëhequra nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kështu rreth 13 milionë euro janë orientuar nga Qeveria në katër komunat e udhëhequra nga VV-ja (Gjilan, Kamenicë, Podujevë dhe Shtime) – sipas GAP, këto komuna përbëjnë 14.5 për qind të sipërfaqes në Kosovë dhe 11.6 për qind të popullsisë.

E këto miliona janë “arsyetuar” nga deputeti i VV-së, Enver Haliti, në “Debat Plus”.

“Rrjedhimisht nga ai 13 milionë që janë projektet të reja… 13 milionë euro, afër 50 për qind konsistojnë në katër komunat që udhëhiqen nga VV-ja… Në mesin e atyre katër komuna, duhet pasur parasysh që kemi Komunën e Gjilanit që është njëra ndër komunat më të mëdha të Kosovës, kemi Komunën e Podujevës, përfshihet Komuna e Kamenicës dhe ajo e Shtimes.

Vlen të theksohet sa i përket Komunës së Shtimes është se një pjesë e këtij buxheti është ndarë për ndërtimin ose rindërtimin e instituti që ndodhet në Shtime, ku ai Instituti ofron shërbime për të gjitha komunat e Kosovës”, ka thënë Haliti.

Investimet e reja kapitale nga niveli qendror në komuna për vitin 2024 (Instituti GAP)

Të ngjashme

Të fundit