Zëdhënësja politike dhe anëtarja e kryesisë së LDK-së, Sibel Halimi, ka shfaqur një fotografi në llogarinë e saj Facebook ku shihet në përvjetorin e parë të masakrës së Reçakut më 15 janar të vitit 2000.
Ajo ka treguar se në atë vakt po e kryente detyrën e raportimit si gazetare nga ai përvjetor.
Halimi e ka përshkruar Reçakun si “të dhimbjes së madhe, në përvjetorin e mizorisë që tronditi ndërgjegjen e botës mbarë dhe ndryshoi pakthyeshëm rrjedhën e ngjarjeve!”
“Gjithmonë në kujtesën tonë kolektive sakrifica e fëmijëve, grave, burrave e të moshuarve të Reçakut që orientoi historinë e lirisë sonë!” – u shpreh më tej ajo.
Halimi i është bashkuar LDK-së pasi drejtimin e kësaj partie e mori Lumir Abdixhiku në vitin 2021.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid078zwxYRtHK3nEZho9LPBSoNwBP6a92J36Zs5Pm8mZg6AhRhrgCzTjxFWAFNYL6oQl&id=100071807469851&mibextid=Nif5oz