0.1 C
New York
Saturday, January 25, 2025

Buy now

Halimi: Të gjithë rezervohen në deklarata, Gërvalla i hedh benzinë zjarrit

- Advertisement -

Shkrimi i kryediplomatës Donika Gërvalla, lidhur me ngjarjet ne Poloni, ka ngjallur reagime të shumta.

Njëra ndër ta është edhe zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi.

Halimi përmes një postimi në Facebook, është shprehur se është e pafalshme që e para e diplomacisë tonë të jetë kaq jodiplomatike dhe tërësisht e pakujdesshme në reagimet e saj, shkruan lajmi.net.

Madje, Halimi përmend edhe disa situata tjera që sipas saj Gërvalla kishte gabuar.

“Është e pafalshme që e para e diplomacisë tonë të jetë kaq jodiplomatike dhe tërësisht e pakujdesshme në reagimet e saj. Në një kohë kur të gjithë politikanët rezervohen në deklarime – që të mos ketë përshkallëzime – ministrja jonë e jashtme i hedh benzinë zjarrit. Përpos lëshimeve teknike e ngatërrimit të flamujve të shteteve, angazhimit të vobektë në njohjen e Kosovës, gabimet përmbajtësore e deklarimet pa takt sikur ky i fundit, janë edhe më të rënda. Kabineti i madh e me shumë këshilltarë, duhet të angazhohen dhe të konsultohen, para se të bëhen të tilla gabime të panevojshme.”, ka shkruar Halimi.

Gjithashtu, ajo ka shtuar se diplomacia, bëhet me urtësi e maturi, jo me temperament e vrull për t’u deklaruar.

Kjo sepse sipas saj e vënë shtetin tonë në pozitë të pafavorshme në politikën ndërkombëtare.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=203961305340784&id=100071807469851

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit