6.3 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Halimi: Ndoshta Sveçla po e përgatit terrenin për Asociacionin duke hequr billbord

- Advertisement -

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi e ka komentuar veprimin e fundit të Qeverisë pasi ministri i Punëve të Brendshme, Xhalela Sveçla u shfaq në veri teksa po hiqej një billboard ilegal me imazhet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.

Halimi e cilësoi populizëm këtë veprim të Sveçlës, ndërsa shktroi pyetjen nëse ministri “po e përgatit terrenin” për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“U shkoi një mandat me simbolika duke provukuar sentimente nacionaliste. Patriotizmi i një qeverie është përkushtimi për qytetarët e zgjidhja e problemeve të tyre. Performanca e Ministrit të Brendshëm në largimin e bilbordëve në veri të vendit, do të kishte kuptim vetëm atëherë kur Qeveria ua delegon institucioneve përkatëse largimin e tyre”, shkroi Halimi në një postim në Facebook.

“Një ministër që heq parulla e që është ngritur nga parullat do të duhej të kishte zgjidhje politike për problemet politike. Popullizmi është fryma e kësaj partie, prandaj mos ndoshta Ministri po e përgatit terrenin për fillimin e ndërtimit të Asociacionit, duke hequr billborda?!”, shtoi ajo.

Kreu i MPB-së, Xhelal Sveçla, bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi kanë vëzhguar sot nga afër heqjen e billobordeve me fotografitë e Aleksander Vuçiq, Vladimir Putin e Marko Gjuriq, që kanë qenë të vendosur në Zveçan, duke publikuar një video nga atje.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit