6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Halimi këput ligamentin, humbet të gjitha ndeshjet e këtij edicioni me Gjilanin

- Advertisement -

Klubi i futbollit Gjilani, ka njoftuar se portieri Betim Halimi do t’i nënshtrohet operacionit pasi ka këputur ligamentin e gjurit të majtë pas një lëndimi që pësoi në ndeshjen ndaj Prishtinës.

Tutje në njoftim thuhet se futbollisti do të futet në operim gjatë ditëve në vijim dhe më pas do të ndjekë rikuperimin fizioterapeutik.

“Pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se futbollisti ka këputur ligamentin ACL të gjurit të majtë dhe në këtë mënyrë është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit”, thuhet në njoftim.

“Periudha e kthimit në aktivitet do të vlerësohet pas operimit, teksa do të humbasë të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij edicioni. Të gjithë në SC Gjilani i urojnë shërim të shpejtë Betimi dhe presin më të fortë në fushat e blerta”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit