11.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Halimi: Gjuha e pushtetit ndaj gazetarëve krijon ambient të përshtatshëm për dhunë ndaj tyre

- Advertisement -

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi me rastin e Ditës ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit ka thënë se sot duhet kujtuar kërcënimet e përditshme ndaj gazetarëve të cilët mbrojnë vlerat e demokracisë si shprehja e lirë dhe mendimi kritik.

Halimi ka thënë se çfarëdo përpjekje për të disiplinuar të vërtetën apo për ta zëvendësuar atë me të vërtetën zyrtare të pushtetit është armiqësi e hapur me lirinë.

Këtu Halimi ka përmendur edhe emërimin e Rilind Gërvallës në krye të Radio Televizionit të Kosovës. Sipas saj, emërimi i një njeriu të partisë në pushtet në krye te televizionit publik e shpërfaqë përpjekjen për të vërtetat zyrtare duke shtypur ato alternative dhe me këtë rast duke shtypur edhe lirinë e shtypit.

Sipas zyrtares së LDK-së publiku detyrohet të paguaj me taksat e tij për të vërtetat e fabrikuara.

Reagimi i plotë:

Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit të kujtojmë kërcënimet e çdoditshme ndaj gazetarëve që mbrojnë vlerat më thelbësore të demokracisë, shprehjen e lirë dhe mendimin kritik.

Çdo përpjekje për të disiplinuar të vërtetën, për ta zëvendësuar atë me të vërtetën zyrtare të pushtetit politik është armiqësi e hapur me lirinë.

Emërimi në krye të transmetuesit publik (RTK) i një aktivisti nga partia në pushtet, e bënë transparente intencën e të vërtetave zyrtare, duke shtypur të vërtetat alternative dhe me këtë edhe lirinë e shtypit.

E publiku detyrohet të paguaj këto të vërteta të fabrikuara!?

Deklaratat e pushtetit – që shprehin mosbesim ndaj gazetarëve – krijojnë ambient të përshtatshëm për dhunë ndaj gazetarëve dhe sulm ndaj medias si një nga shtyllat e demokracisë dhe qeverisjes së mirë.

Ndaj, çdo gazetare e gazetar sot, është i vetëdijshëm për vështirësitë e kërcënimet, por duke qenë besnikë të profesionit vazhdojnë të palëkundur të hulumtojnë, të shkruajnë, të thonë e përhapin të vërtetat që pushtetet rëndom nuk i duan!

Gazetarët nuk e negociojnë lirinë e shprehjes, sepse nuk kanë lejuar që ta humbin.

Pikërisht për këtë, mirënjohëse!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit