2.4 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Halimi e quan mendësi autokratike qeverisjen Kurti: LDK i ka votuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare

- Advertisement -

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, tha se kur një kryeministër sillet me mendësinë e, siç tha ajo të zhdukjes së opozitës, nuk ka si të konsiderohet ndryshe përveç mendësi autokratike, raporton teve1.info

Përmes një statusi në Facebook, Halimi ka shkruar LDK i ka votuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës, derisa ka shtuar se ka iniciuar edhe ligje, marrëveshje e rezoluta që shkojnë në favor të qytetarëve të Kosovës.

“Kur një kryeministër udhëhiqet nga mendësia e ‘zhdukjes’ së opozitës, natyrshëm në optikën e tij opozita shpërfaqet si një tërësi uniforme, pa entitetet apo partitë në përbërje të saj. Kjo mendësi autokratike, ky zell për propagandë dhe manipulim me gjithçka, të shtyn deri edhe në tentativë të dëshpëruar për deformim të realitetit.

Fakt i pacenueshëm është se LDK i ka votuar të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, me përjashtim të pak atyre që bien ndesh me principet ekonomike të partnerëve tanë. Realitet i pamohueshëm është poashtu se në gjithë këtë mandat legjislativ, LDK ka iniciuar dhe votuar ligje, marrëveshje, projektligje e rezoluta që shkojnë në favor të qytetarëve të Republikës së Kosovës!”, ka shkruar Hlaimi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit