Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se njerëzit publikë duhet të jenë të kujdesshem në fjalët e thëna pasi, sipas saj, “çdo deklarim i tyre është pashmangshëm dëmtues edhe për institucionin shtetëror ku janë të angazhuar.”
Halimi më tej ka thënë se urrejtja e shpërndaraë me deklarata të pamenduara mirë dhe nuk mund të zhbëhet me kërkimfalje.
Postimi i plotë:
Njerëzit publikë duhet të peshojnë fjalën e thënë, sepse çdo deklarim i tyre është pashmangshëm dëmtues edhe për institucionin shtetëror ku janë të angazhuar.
Urrejtjen e shpërndarë nuk e minimizon më as kërkimfalja dhe as nuk zhbën lëndimin e njerëzve të apostrofuar. Maturi dhe urtësi më shumë na duhet nga bartësit e institucioneve të Republikës!