Sibel Halimi, zëdhënëse politike e LDK-së, ka komentuar përgjimin e Mimoza Kusari-Lilës, e cila dëgjohet teksa e pranon se ka komunikuar 2-3 minuta me Milan Radoiçiqin, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit e në listë të zezë të ShBA-së.
Zonja Halimi ka shkruar se pas këtyre përgjigmeve, dorëheqja nuk mjafton. Tutje, zonja Halimi ka vlerësuar se VV-ja është e ashpër me aleatët, ndërsa miqësorë me bosët nga lista e zezë amerikane.
“Të ashpër me aleatët – miqësorë me bossat nga lista e zezë amerikane!
Kjo është partia e sentmentit romantik dhe patriotizmit verbal.
Në vend se të reflektojnë e të mos mbajnë kurs të ashpër karshi miqve të Kosovës, “diplomaci nukleare” siç veproi ministrja e jashtme, ata vazhdojnë me popullizëm, paçka se në prapaskenë qenkan shumë miqësor me njerëzit e fuqishëm të nëntokës në veri, madje këto këshillime për të gjetur zgjidhje për veriun po arrijkan deri tek Radojqiç, njeriu i listës së zezë amerikane dhe në ndjekje nga shteti, si lider i Brigadës së Veriut – e shpallur si terroriste nga Qeveria e dytë e Albin Kurtit.” – shkroi ai.