Zëdhënësja politike e LDK-së dhe anëtarja e kryesisë, Sibel Halimi ka reaguar pas situatës me minatorët e Trepçës.
Halimi përmes një shkrimi në Facebok, ka thënë se derisa kryeministri Albin Kurti po ligjëron për lidership, 24 minatorë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Ata janë në grevë që 5 ditë, të braktisur e të përbuzur nga institucionet shtetërore, në kërkesat legjitime për dinjitetin e tyre!” – ka shkruar tutje ajo.
Postimi i plotë:
Derisa kryeministri ligjëron per lidershipin, 24 minatorë gjenden në emergjencë, në gjendje të rënduar shëndetësore. Ata janë në grevë që 5 ditë, të braktisur e të përbuzur nga institucionet shtetërore, në kërkesat legjitime për dinjitetin e tyre!