Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Dëshmitari i 86-të i ZPS-së ka nisur të dëshmojë në gjykatë dje pasdite. Ky është një tjetër dëshmitar i mbrojtur i cili deri dje njihej me pseudonimin ë01129.
Ndërkaq i njëjti teksa po dëshmonte në seancë të mbyllur, bëri kërkesë që të kaloj në seancë të hapur, dëshmitari është Halim Berisha nga Prishtina.