Në komunën e Obiliqit, janë numëruar të gjitha votat.
Bazuar në të dhënat e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Halil Thaçi i Vetëvendosjes ka fituar postin e kryetarit në këtë komunë, duke rrëmbyer 51.09% të votave.
Pas vetes ai la ish-kryetarin e Obiliqit, Xhafer Gashin, i cili pak më parë edhe dha dorëheqje nga të gjitha funksionet e tij në LDK.







