5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Halil Kastrati flet për operimin e rëndë, sëmundjen e gruas dhe infektimin e djalit

- Advertisement -

Humanisti Halil Krasniqi është rrëfyer për operimin e rëndë që ka kaluar, sëmundjen e gruas dhe infektimin e djalit me Covid-19.


Ai në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se ky vit ka qenë i rëndë fizikisht dhe shpirtërisht për të.

Kastrati tregoi se si ka qenë gati për ta humbur gruan nga virusi Covid-19. Me këtë virus ai tha se u infektua edhe djali i tij dhe ai vetë.

“Ky vit si për krejt shqiptarët edhe për neve ka qenë më i lodhur qoftë fizikisht ashtu edhe shpirtërisht. Shpirtërisht njëherë më humbi rruga në oborr sepse e kam pasur bashkëshorten shumë keq me virus dhe aty u mbështeta për muri. Shpresat shumën që po kthehet, pa vetëdije me oksigjen. Djalin e kam autik dhe është shumë i lidhur me shoqen dhe e kërkonte. Ajo dy javë ditë ishte në intensiv. Deshi zoti dhe u qu. Pastaj u infektua edhe Uvejsi dhe ai e kalo më lehtë. U infektova edhe unë. 16 banorë u infektuam dhe unë si Halil me stafin u mbyllëm. E kaluam lehtë. Ata se kanë ditë që janë prek. Ne qe e dishim u rujshum”, ka thënë ai NE t7.

Humanisti foli edhe për operacionin kirurgjik të cilit iu nënshtrua këtë vit. Sipas tij, operacioni nuk ishte i rrezikshëm.

“Më pas unë rashë në spital dhe iu nënshtrova një intervenimi kirurgjik. Para 15 vitesh kam pasur një intervenim në Itali. Atje ma patën vu një mrezhë në barkë. Ajo ish mbledhë, kalb ish ba infeksion. Hyra për pak e mbeta. 4 orë isha në intervenim. Shyqyr zotit nuk ishte rrezik. Tani që katër muaj unë e kam marrë komplet familjen dhe jetojmë tek Shtëpia e Pleqve që e kemi ndërtuar në Suharekë”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit